“Himara” përplasi sërish në Kuvend kryeministrin Edi Rama me Vangjel Dulen
Sipas Dules qeveria nuk ka bërë reforma sa i takon të drejtave të minoritetit si dhe nuk kanë përfaqësim në Këshillin Kombëtar të RTSH I cili u votua sot në Kuvend.
Në replikë kryeministri Edi Rama tha se Dule “po kërkon një qiqër në një lloj helli që nuk ekziston”, dhe sa i takon respektimit të të drejtave të minoriteteve ky është një nga aspektet që Shqipëria krenohet.
Ai argumentoi se ligji i ndryshuar e ka hequr nenin, që saktësonte se në Këshillin Drejtues të RTSH do të duhet të ketë dhe një përfaqësues të minoriteteve
Replika per Himaren
Vangjel Dule: Himara është një hapësirë që ka një prani tradicionale dhe të konsiderueshme të minoritetit etnik grek dhe Konventa kuadër duhet të jetë e aplikueshme edhe për ata që e gjejnë dhe identifikojnë veten si pjesëtarë të atij minoriteti. Çdo tendencë dhe kahe të tjera nuk i shërben askujt
Edi Rama: Çështja e Himarës është jashtë çështjes së minoriteteve. Himara është tërësisht si Kukësi, Tropoja e qytetet e tjera. PBDNJ-së duhet t’i interesojë Himara aq sa edhe qytetet e tjera të vendit. Himara nuk është minoritet dhe nuk ka diskutim.Të mos shihet si zonë që ka cënim të të drejtave të minoriteteve. Himara e keqpërdorur më shumë se një herë, të mos abuzohet me të . Në Shqipëri, nacionalizmi është gjeja e fundit qe do te donim te ndodhte. Të mos japim shkak për të ushqyer makinerinë e urrejtjes nacionaliste.
Replika për KDRTSH
Vangjel Dule: Nuk shoh reforma nga qeveria për të drejtat e minoriteteve. Rama bëri gabim në Preshevë kur foli për status special për minoritetin grek. Respektimi i të drejtave të minoritetit grek i pamjaftueshëm. Në raport progresin 2014 flitet për një grup pune për të drejtat e minoriteteve. Kur do ta sjellë produktin në Kuvend ky grup pune? Jo PBDNJ por raporti i KiE identifikon vakum në media për minoritetit. Nga minoriteti nuk ka përfaqësues nga KDRTSH dhe AMA. Në televizionin publik nuk ka asnjë emision në gjuhën e minoriteteve. Një ligj mbi minoritetet nacionale plotëson vakumin.
Edu Rama: Minoritarët duhet të kishin aplikuar kandidaturat e KDRTSH. Krenohemi, sjellja jonë me minoritetet si shqiptarë. Nuk ka asnjë rast që minoriteti të jetë trajtuar si problem. Nuk ka asnjë rast që minoritetit t’i jenë shkelur të drejtat. Ka përpjekje në vijimësi për të përsosur legjislacionin për të drejtat e minoriteteve. Eshtë koha të rishikojmë tekstet e historisë me Greqinë. Urojmë që Greqia do të jetë serioze në rishikimin e historisë. Të çmilitarizojmë historinë në raport me njeri tjetrin. Duhet të bashkëpunojmë çfarë të bëjmë më mirë për minoritetet.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH të votuar sot nga Kuvendi
Helidon Haliti me 70 vota pro
Xhemal Mato 69 vota pro
Xhelil Aliu 69 vota pro
Valbona Sulçe 68 vota pro
Vladimir Grosha 64 vota pro
KOHA JONË SONDAZH

