Himarë, Goro: Anëtarët e Omonias hyjnë me forcë në mbledhjen e Këshillit
Një situatë e tensionuar është krijuar ditën e sotme, kur në Këshillin bashkiak të Himarës do të miratohej plani i përgjithshëm vendor.
Njerëz të grupmbulluar nga përfaqësues të Omonias, hynë me forcë duke tentuar të prishin mbledhjen.
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro akuzoi në një lidhje telefonike për Ora News, se përfaqësues të Omonias kanë prishur me forcë mbledhjen e Këshillit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QF03N1aPQ9c” width=”560″ height=”315″]
Goro: Sot ashtu siç e thatë ishte parashikuar mbledhja e këshillit bashkiak për të kaluar planin e përgjithshëm vendor, një mbledhje normale e këshillit.
Përfaqësues të OMONIA-s, të organizuar nga kryetari i OMONIA-s, Alfred Beleri së bashku me Neranxin, me njerëzit e tyre, u futën me forcë duke prishur mbledhjen e këshillit.
Ne njoftuam policinë e rendit dhe kemi marrë të gjitha masat se çfarë ndodhi aty. Këshilli bashkiak nuk kishte filluar mbledhjen. Anëtarët e PBDNJ-së ishin aty.
Ata u futën me forcë dhe penguan zhvillimin e mbledhjes, duke sharë dhe ofenduar. Duke ofenduar vazhdimisht pjesëtarët e grupit të punës. Ne u detyruam të ndërpresim mbledhjen.

