Himarë, mbytet një 18-vjeçar nga Tirana, policia nis hetimet

Një djalë i ri nga Tirana është gjetur i mbytur në det, në zonën e Himarës, dhe trupi i tij është dërguar në morg për hetime dhe ekspertim mjeko-ligjor.

 Viktima është identifikuar me ermin Albert Goga, 18 vjeç, banues në Tiranë. I riu kishte shkuar për pushime në Himarë dhe sot gjendej në plazhin e Potamit. Disa persona njoftuan policinë sot pasdite vonë, pasi panë në det trupin e palëvizur të adoleshentit. Policia tha se i ndjeri u nxor i vdekur nga uji. Ende nuk është e qartë arsyeja e vdekjes së djaloshit nga Tirana, por hetimet janë në proces dhe një informacion i ri pritet në vazhdim.

SHKARKO APP