Himarë, sekuestrohet toka me vlerë 33 milionë euro

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestrimin e rreth 33 hektarëve tokë në zonën e Himarës. Sekuestrimi i pronës në fjalë erdhi pas disa muajsh hetimesh për shtetasin Lefter Gjergji, 57-vjeç, banues në Himarë.

Policia lokale sqaron se prona kap vlerën e 33 milionë eurove, dhe blerja e saj është bërë nga aktivitetet kriminale.

“Në bazë të një hetimi disa mujor, është berë i mundur dokumentimi i plotë ligjor dhe vendosja e masës së sigurisë “Sekuestro Preventive”, ku mbi bazën e të cilit, është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 33 HA (tridhjetë e tre hektarë tokë) në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra” Palasë, Himarë, në pronësi të shtetasit: Lefter Gjergji. Policia sqaron se kjo veprimtari kriminale, tokë e sekuestruar, kap shumën monetare prej rreth 33 milionë euro”, sqaron policia lokale. Hetimet për rastin vazhdojnë ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?