Himarjotët me kërkesa për kryetarin e ri: Të gjitha mundësitë janë. Kushdo të punojë, punon
Këtë të hënë Himara u zgjua e qetë, ndërsa qytetarët iu rikthyen plazhit pasi mori fund saga e drejtimit të bashkisë. Për banorët më shumë se sa emri i kryebashkiakut ka rëndësi puna që ai do bëjë. ”Siç ka bërë gjithë punët mirë në jetën e tij, ka bërë edhe këtu”; “Të gjitha mundësitë janë. Kushdo të punojë, punon”, u shprehën disa qytetarë të Himarës. E ndërsa Vangjel Tavo shtriu dorën e bashkëpunimit për kandidatin e tij Petro Gjikuria, përgjigjen nuk e ka marrë ende.