Hipën në një ndërtesë në qendër të Tiranës, një qytetar kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Një qytetar kërcënon se do të hidhet nga lartësia. Ngjarja po zhvillohet në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar, ky personi në fjalë ka hipur në një ndërtesë të lartë dhe kërcënon të hidhet.

Personi deklaron se do të hidhet se nuk i është firmosur një kontratë pune, megjithëse janë ende të paqarta motivet e sakta që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur dhe hsumë njerëz.

Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP