Hiqej si polic dhe mashtronte qytetarët, pranga 42-vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si punonjës policie.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.Th dhe që rezulton me precedent penal për veprat penale “vjedhje” dhe “mashtrim”.

Njoftimi i policisë:
Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie. Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?