Hiqen pas 8 muajsh çadrat e vaksinimit në sheshin ”Skënderbej”
Çadrat e vaksinimit masiv në Sheshin ”Skënderbej”, do të hiqen pas 8 muajsh. Nga 25 nëntori, dy çadrat e mëdha nuk do të jenë më të pozicionuara në sheshin kryesor të qytetit dhe procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat shëndetësore si dhe në stadiumin ”Air Albania”.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë
Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.
Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.
Për të kryer vaksinën #antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.