Hiqen tabelat në gjuhën greke në bashkinë e Finiqit
Policia heq tabelat në greqisht në bashkinë e Finiqit në jug të vendit. Punonjës të ARRSH, të ndihmuar edhe nga forcat e rendit, kanë larguar tabelat me mbishkrime greqisht dhe shqip.
Greqishtja ishte vendosur si gjuhë e parë, ndërsa shqipja e dyta, duke shkelur kështu ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Në këtë pjesë të vendit, shqipja kishte humbur statusin e gjuhës shtetërore.
Ka pasur edhe kundërshti nga banorët e disa fshatrave të Finiqit, por policia dhe ARRSH kanë vijuar aksionin për heqjen e tabelave dygjuhëshe. Mësohet se aksioni ka ndodhur në orët e vona të natës.
KOHA JONË SONDAZH

