Hiqet tarifa e lejes së qëndrimit për studentët e diasporës
Studentët shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia përjashtohen nga tarifa e shërbimit për lejen e qëndrimit.
Me nismë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, amendimi i nenit 105 të ligjit “Për të huajt” hoqi tarifën e lejes së qëndrimit për studentët me kombësi shqiptare.
Kjo do të thotë se të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, apo shtetasit (shqipfolës) e përkatësive etnike shqiptare të Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që jetojnë Shqipëri për qëllime studimi, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi.
Kjo nismë kërkon të ndikojë pozitivisht në rritjen e mundësive për shtetasit me përkatësi etnike shqiptare në vendet fqinje, për ndjekjen e studimeve në gjuhën shqipe pranë institucioneve arsimore shqiptare. Ajo është në koherencë me rritjen e kuotave për studim për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve. Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përafruan më tej me legjislacionin e Bashkimit Evropian, disa aspekte të trajtimit të të huajve në Shqipëri, përfshirë ata me përkatësi etnike shqiptare./tvklan.al
KOHA JONË SONDAZH

