Hiqet tregu i rrobave të përdorura, Bashkia e Tiranës kthen sheshin e Brryllit në park

Një tjetër hapësirë publike e liruar nga Bashkia e Tiranës është sheshi në zonën e Brrylit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një foto në rrjetin social “Facebook” tregon pamje të ndërhyrjes së punonjësve të bashkisë dhe një tjetër pamje kur ky shesh përdorej si treg për rroba të përdorura.

“Mirëmëngjesi Brryli! Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t'i mbajmë pastër ju lutem!”, shkruan Veliaj. Fundjavën e ardhshme Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një aksion masiv për lirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin.

SHKARKO APP