Histori prekëse, klubi i Tiranës i ‘rikthen’ këmbën të moshuarit (VIDEO)
Në këto ditë ku mungojnë lajmet e gëzueshme, në një bamirësi pa zhurmë mediatike, Klubi i Tiranës pervec emocione në fushën e lojës por pak ditë më parë, i dhanë dashuri dhe shpresë një njeriu në nevojë.
Pak ditë më parë ata kanë bërë një gjest human pasi ishin në shtëpinë e një të moshuari me aftësi të kufizuara.
Tashmë falë ndihmës së tyre financiare u bë e mundur ndërtimi i një proteze që i jep mundësi të moshuarit të lërë mënjanë patericat dhe të ecë normalisht.
“Pak ditë më parë, një përfaqësi e skuadrës ka bërë një vizitë në shtëpinë e Mezinit në periferi të Tiranës. Bardheblutë kanë kontribuar për të rikthyer në normalitet jetën e të moshuarit që prej vitesh dëshironte të ecte. Sot është realitet. Në bashkëpunim me Ilir Hoxhollin u bë i mundur të realizohej ky xhest humanitar”, thuhet në reagimin e klubit të Tiranës e cila ka postuar videon më poshtë.
https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/1750103405245774/?pnref=story
KOHA JONË SONDAZH

