Histori suksesi/Shteti me masat e rrepta që izoloi koronavirusin, po Shqipëria?

Kur e gjithë bota është na panik nga koronavirusi dhe jeta e qytetarëve është izoluar, Tajvani ka rrëzuar të gjitha pritshmëritë për përhapjen e mundshme të koronavirusit, duke arritur ta mbajë nën kontroll virusin që ka tronditur botën, duke pasur vetëm 44 raste të izoluara. Japonia dhe Koreja e Jugut aty pranë kanë konfirmuar me mijëra raste të infeksionit.

Çfarë ka ndikuar që ky shtet të mbajë larg virusin? Tajvani, një ishull me 23 milionë banorë, ka arritur të mbajë larg virusin, përmes masave të marra herët, një strukture të shkëlqyer komanduese, përvojë e fituar nga epidemitë e mëparshme dhe një komunikim transparanet me qytetarët.

Përpara se bota të merrte lajmin për shpërthimin e një virusi të ri, qeveria e Tajvanit nisi menjëherë kontrollet ndaj pasagjerëve që ktheheshin nga Kina. Ndërtesat publike, shkollat, qendrat tregtare dhe zyrat, vendos rregulla të rrepta që në ditët e para, edhe pse nuk u mbyllën. Panik për maska apo pajisje të tjera mjekësore? As që bëhej fjalë! Qeveria kishte gjendje 44 milionë maska, të cilat siguruar qytetarët. Audrey Tang, ministri dixhital, kryesoi strategjinë me një sistem gjurmimi në internet që lejon njerëzit të kërkonin në farmaci pajisjet që i nevojiteshin, në mënyrë që të shmangeshin radhët.

Shqipëria ka thuajse të njëjtën distancë nga Italia, po ashtu si Tajvani nga Kina, ka thuajse të njëjtën numër popullsie që jeton në Itali, po ashtu si Tajvani me Kinën, virusi ka shpërthyer tashmë në vendin fqinj, 38 raste janë konfirmuar edhe te ne por a do të mundet Shqipëria ta izolojë koronavirusin?

SHKARKO APP