Historia e 4 të infektuarve në Vlorë. Djali erdhi nga Italia, më vonë iku në Gjermani
Katër persona janë infektuar me Covid-19 dhe këto raste janë në Vlorë, në vatrën më të re të përhapjes së virusit vdekjeprurës. Bëhet fjalë për një familje, gjyshja 76-vjeç, çifti i bashkëshortëve 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24 vjeç. Sipas Report tv, ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datën 8 mars kishte mbërritur nga Bergamo, e ndërsa nuk është vetë-karantinuar në shtëpi për 14 ditë por është nisur drejt Gjermanisë. Djali nuk ka shfaqur shenja klinike. Familja jeton dhe ka një biznes në qendër të Vlorës, dhe po kryhet një hetim epidemologjik për rastet e kontaktet që mund të ketë pasur çifti. Ato u dërguan drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, e ndërsa mëngjesin e sotëm është dezinfektuar zona ku ata kanë jetuar.