Historia e dhimbshme e familjes Laze, i shpëtoi kancerit por jo grabitësve
Petrit dhe Afërdita Laze gjenden në spital me nga një plumb në trup, pasi ranë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Allias në Tiranë. Pronarët e furrave “Laze” në Tiranë u përleshen me grabitësit duke mbetur të plagosur prej tyre.
Petriti ka një plagë në bark, kurse bashkëshortja në këmbë. Për fat të mirë kjo e fundit është në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Pak kohë më parë, Afërdita kishte mundur të dilte fitimtare ndaj një tumori.
Grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie.
Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme. Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

