Historia e dhimbshme! Shkuan për muaj mjalti në Greqi por zjarri i ndau brenda natës
Një çift nga Irlanda që ishin në Greqi për muaj mjalti kanë përfunduar të ndarë pas zjarrit që u mori jetën më shumë se 80 personave në periferi të Athinës.
Zoe Holohan ndodhet në spital si pasojë e djegieve që ka marrë ndërsa bashkëshorti i saj, Brian O’Callaghan-Westropp ndodhet në listën e personave të zhdukur.
Zoe mori të djegura jo shumë të renda nga zjarri dhe ndodhet që natën e kaluar në spital, ndërsa familjarët po presin me padurim lajme nga Brian.
Një mik i çiftit është shprehur për mediat:
Deri tani nuk ka asnjë lajm rreth Brian dhe kjo është gjë e mirë. Asnjë nuk ka dëgjuar asgjë, kështu që mendoj se ky është lajm i mirë. Thjesht po shpresojmë që është diku në një spital dhe nuk mund të flasë nga lodhja. Është e vetmja që shpresojmë.”
Çifti u martua në Irlandë të enjten e kaluar dhe po qëndronin për muajin e tyre të mjaltit në Mati, zonën më të prekuar nga zjarret, që janë konsideruar si ferri që i mori jetën më shumë se 80 personave.
KOHA JONË SONDAZH

