Historia e fiqve të Veliajt

 

Në pamundësi për t’u përballur në një debat publik, Erion Veliaj i ka drejtuar disa pyetje rivalit të tij, Halim Kosova, nga studio e “Top Story”.

Veliaj ka kërkuar nga Halimi të përgjigjet se çfarë mendimi ka për qeverisjen e Berishës, për Gërdecin, për 21 janarin, për faljen e detit dhe për disa skandale të qeverisjes së djathtë.

Ndërkohë, ai ka sqaruar edhe njëherë historinë e shitjes së fiqve, të cilën kundërshtarët ja përmendin për ta tallur.

"12 vjeç kam shitur fiq në pamundësi për të mbijetuar.

Historia ime është tipike e një djali të viteve '90 në Shqipëri.

Nuk kam shitur predha.

Nuk dua të jem si Shkëlzeni. Jam krenar për modelin tim edhe pse më tallin. Modeli im është i të ardhmes së Shqipërisë.

Megjthatë jam i gatshëm që edhe sot të shes fiq se sa të këpus mufka si Halim Kosova”, ka thënë Veliaj.

Pyetjes së përse sulmohet kaq shumë nga opozita, Veliaj iu përgjigj me faktin se ai ka punuar shumë./

SHKARKO APP