Historia e shqiptarit që lypte në rrugë por u shfrytëzua nga bandat
Samet Meta është një nga qindra të rinjtë shqiptarë që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe për një jetë më të mirë. Historia e jetës së tij ka qenë traumatike. Babai e dhunonte që në moshë të vogël. Kur ishte 11 vjeç, i ati e detyronte të lypte në rrugë.
Kur mbushi 15-vjeç, u trafikua në Britani nga bandat shqiptare dhe u shfrytëzua për punë nga kontrabandistët, që sot njihet si “skllavëria moderne”. Tre vite më parë, Sameti mbërriti me kamion në qytetin e Bristol. Sot është 18 vjeç dhe përballet me dëbimin për në Shqipëri.
Jeta e tij ndryshoi kur arriti t’u shpëtonte kontrabandistëve, të cilët e detyronin të punonte për të shlyer pagesën e rrugës nga Shqipëria në Britani. Ai gjeti një strehë të sigurtë, një familje kujdestare që i ofron atij dashurinë e munguar dhe kujdesin e nevojshëm. Vitet e tij të errëta i ka hedhur prapa krahëve, falë kësaj familje që i ka hapur derën e shtëpisë.
KOHA JONË SONDAZH

