Historia që e ka tronditur, Artan Hoxha: As varri nuk i dihet, por themeloi kartelin e parë shqiptar

Të rinjtë dhe krimi në vend, janë një fenomen që vitet e fundit është rritur frikshëm. Gazetari i kronikës, që ka informacione për qindra ngjarje, Artan Hoxha ka treguar një ngjarje që e ka tronditur. Fjala është për një të ri nga Vlora që as varri nuk i dihet. Personazhi për të cilin Hoxha flet është Gramoz Rexhepi, që sipas gazetarit, ka themeluar kartelin e parë shqiptar.

Rrëfimi

Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Për herë të parë u arrestua kur ishte student. Më pas u shpall në kërkim, u dënua në mungesë, shkoi në Itali, ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoi në Spanjë. Shkoj në Belgjikë ,u kthye në Spanjë dhe arrestua në Spanjë, u ekstradua në Belgjikë, u arratis prap nga burgu në Belgjikë.

Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoi në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër. U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi që ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori.

Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua. Shkoi në burg me personazhet më të rëndësishme të Ekuadorit. Tashmë ka dalë nga burgu edhe është zhdukur, as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloi Kartelin e parë shqiptar.

SHKARKO APP