Historiani hedh dritë për zhvarrimet në Dragot: Nuk është hera e parë!

Zhvarrimet që nisën në Dragot të Tepelenës për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941 duket se nuk janë aspak të parat që bëhen në vendin tonë.

Nisja sot e zhvarrimeve u konsideruar edhe nga ana e qeverisë greke si historike, ndërsa historiani Kastriot Dervishi ka zbuluar një dokument të vitit 1985 ku është bërë zhvarrosja e parë në Dragot dhe që nga hapja e 674 varreve nuk është gjetur asnjë eshtër.

Ndërsa sot disa eshtra të gjetura kanë hapur debat mes historianeve nëse ato i përkasin ushtarëve grekë apo atyre italianë.

“Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018 . Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).”, shkruan Dervishi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/historiani-hedh-drite-per-zhvarrimet-ne-dragot-nuk-eshte-hera-e-pare-490073/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP