Historiani Malltezi: Rama bëri shumë mirë që po kthen eshtrat e Mit’hat Frashërit

Historiani i njohur Luan Malltezi deklaron se kryeministi Edi Rama apo bën shumë mirë që po kthen eshtrat e Mit’hat Frashërit dhe këtu nuk ka vend fare për debate dhe diskutime. Në emisionin e djeshëm  “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku kushtuar kësaj figure, Malltezi debatoi me historianin tjetër Marenglen Kasmi me të cilin ndanë pikëpamje të ndryshme për figurën e  Mithaht Frashërit. Ndërsa Malltezi tha se ai është personaliteti më i lartë në kulturën tonë, historian Kasmi, tha, në mënyrë simbolike, se duhet të ktheheshin eshtrat e Lumos Skëndos, pro jo të Mit’hat Frashërit.

Luan Malltezi: Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mithat Frashërit. Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. Nëse eshtrat e tij do ti kthenin të djathtët do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët. Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Nëse bëjmë një renditje të figurave më të mëdha të kombit, Mithaht Frashëri është ndër të parët. Në gjykimin tim në kulturën shiptare nuk ka më para se ai. Është një personalitet jashtëzakonisht i madh për të cilin kishte nevojë Shqipëria. Është e habitshme se si ka qendruar letërsia shqiptare pa Mithat Frashërin. Derisa filloi Lufta e dytë Botërore nuk ka patur njeri idenë se Mithat Frahëri ishte tradhëtar. Ai ishte përfaqësues i ndërgjegjes shqiptare. Është i vetmi personalitet, madje edhe sot e kësaj dite nuk ka, që botonte në revistat dhe gazetat e Evropës shkrime dhe analiza kryesisht për çështjen shqiptare. Ai ishte tejet i iluminuar. Ishte një antikomunist që i doli fjala. Ai thoshte se  komunzimi ishte një gjarpër në gji. Për mua përmasat e figurës së tij janë me ato Ëinston Churchill. Padyshim një shqiptar i jashtëzakonshëm. Zogu e shdnërroi në librar. Lidhuur me vdekjen e tij, edhe pse nuk ka shumë fakte unë personalisht dyshoj se është eleminim. Për mua qendron teza se atë e elminoi shërbimi sekret amerikan për shkak se ai nuk mbështeste operacionin për ndërhyrje në Shqipëri. Mithati nuk donte të vinte në Shqipëri si diversant dhe është tërhequr dhe kjo ka qenë shumë kollaj për ta eleminuar. Nuk besoj se ka gisht Sigurimi i Shtetit në eleminimin e Mithhat Frashërit. Tërheqja e Mithatit nuk vlente për amerikanët. Gjithsesi nuk kemi fakte të forta për këtë eliminim.

Marenglen Kasmi: Nuk besoj se është dikush që nuk e respekton si njeri të letrave Mithat Frashërin për kontributin e tij në kulturën por edhe nga prejardhja e tij familjare deri në vitin 1939.

Tradhëtar apo patriot? Është një përgjigje e vështirë. Unë jam që në Shqipëria të sillen eshtrat e Lumo Skëndos por jo të Mithat Frashërit. Nuk mbajti një qendrim të qartë ndaj pushtuesit. Mithati ishte kryetar i Ballit. Ai nuk pati vision gjatë luftës. Mnedonte se çfarëdo të bënin këtë çapaçulët, pra komunistët, pushtetin do ta merrnin elitat. Këtu ai gaboi edhe sepse ishte i shkëputur nga realiteti. Duhet thënë se gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mbajti një qendrim që përmbysi gjithë aktivitetin e tij. Në momentin ku kërkohej të luftohej, Mithati jo vetëm bëhet palë por duke bashkëpunuar me gjermanët ka luftuar kundër partizanëve. Në Luftën e Dytë Botërore nuk ishte luftë civile. Është një gjetje e kohëve të fundit për të justifikuar pozicioninim e Ballit Kombëtar, kryetar i të cilit ishte Mithat Frashëri. Të flirtosh dhe të bashkëpunosh me pushtuesin, duhet ta mbash mbi supe.  E vërtetë që ka një testament për bibliotekën e tij në vitin 1929 që e lë për të themeluar një Institut Albanologjie, por unë kam zbuluar nëj akt noterial në 1939 që bibliotekën ia shet Mehmet Ndroqit një tregtari në Tiranë. Pra, kemi dy akte që kundërshtojnë njëra tjetrën. Ka një shkrim në gazetën “Dielli” në Boston, të Fan Nolit, në 1949 sipas të cilit flet keq për Mithat Frashërin duke e quajtur aventurier dhe u bën thirrje shqitarëve atje të mos e mbështesin sepse sipas tij ai gaboi gjatë luftës duke bashkëpunuar me pushtuesit.

Luan Laze: Tashmë shumica e shqiptarëve nuk e ngatërrojmë më që Lumo Skëndo është Mithat Frashëri por a e dini ju përse e kishte këtë pseudonim? Mua ma kanë treguar miqtë e mi studiues dhe të afërm të familjes si Valter Baçe. Fatkeqësisht Mithati ka patur një vëlla më të vogël me sindomën down për të cilin ai kishte debulesë dhe vuajtje shpirtërore të madhe. Vëllai i tij quhej Skëndo. Sa herë që Mithati i dilte një vështirësi në jetë, ndeshej me padrejtësi apo kur qeveritarë shqiptarë bënin gabime, gafa apo deri krime, ai përdorte shprehjen: Lum Skëndoja që nuk i kupton këto”. E përdori aq shpesh këtë frazë sa vendosi që pseudinimin e  tij kryesor në art dhe letërsi ta kishte Lumo Skëndo. Vërtëtë një histori sa e dhimbshme por edhe me simbolikë.

SHKARKO APP