Hitaj për Bordin e Paqes: Edhe po të ishte PD në pushtet, do merrnim ftesë nga Trump
”Ftesa e Amerikës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës nuk lidhet me emra apo parti politike, por me shtetin shqiptar”, kështu tha gazetari Arbër Hitaj, sipas të cilit, edhe nëse Partia Demokratike do të ishte në qeveri, Shqipëria do ta merrte të njëjtën ftesë.
”Nuk e shikoj vetëm për qeverinë. Shikoj një gjë të gjerë për qeverisjen e Shqipërisë që po të ishin demokratët edhe atyre duhet t’i vinte ftesa. Është një sukses për qeverinë e Shqipërisë, por jo nominalisht për Partinë Socialiste. Pra, nuk mund ta ndajmë në parti. Pse duhet ta ndajmë në parti?”,-deklaroi Hitaj në ”A2 Cnn”.
Hitaj e cilësoi të panevojshëm debatin politik mbi këtë çështje, duke theksuar se bëhet fjalë për një sukses institucional dhe jo nominal për Partinë Socialiste. ”Nuk e kuptoj përse po bëhet gjithë ky debat. Nuk duhet ta ndajmë këtë çështje në parti politike. Është një zhvillim që i përket shtetit shqiptar”.
Hitja theksoi Shqipëria nuk ka kosto financiare nga kjo nismë. Sipas tij buxheti i vendit nuk lejon angazhime të mëdha financiare dhe çdo pretendim në këtë drejtim është i pavërtetë. “Fatmirësisht nuk ka kosto për Shqipërinë. Edhe sikur të ishte që mund të kishte kosto. Shqipëria nuk është se mund t’i japë shumë në qoftë se flasim për shtete të nivelit të Katarit e shteteve si Turqia që kanë buxhete të frikshme. Shqipëria nuk mund t’i lejonte vetes në asnjë moment që të jepte 1 miliard dollarë për një nismë të tillë”.
Në këto kushte Hitaj përjashton ardhjen e palestinezëve në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një lajm pozitiv. Hitaj tha se reagimet e opozitës lidhen pas arrestimit të Maduros dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me SHBA, duke e cilësuar gjithë debatin si humbje kohe. ”Nga një pjesë e opozitës ishte ngritur miti me pa të drejtë, që Rama që nga arrestimi i Maduros do vijnë amerikanët këtu do ta marrin me helikopter. Pra ishte një retorikë jo zyrtare”.
KOHA JONË SONDAZH

