Hodhi kokainën nga makina, karabinierët arrestojnë shqiptarin
Një i ri shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve gjatën e kaluar në Anagni. Shqiptari i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike është Altin Pilinci, banues në Supino.
Ai u ndalua gjatë kontrolleve të territorit nga ana e policisë, teksa udhëtonte me makinën e tij.
28-vjeçari u përpoq të hidhte katër doza kokainë nga dritarja e veturës, por nuk pati sukses.
Operacionet e mëtejshme të kërkimit bënë të mundur gjetjen e dy pakove drogë me 16 gramë kokainë si dhe 40 euro, të cilat u konfiskuan.
I arrestuari, në fund të procedurës formale, u arrestua në burgu Compagnia di Anagni në pritje të gjykimit.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

