Hoffman: Po miratuat reformën, negociatat me BE-në pozitive
Ambasadori i Gjermanisë në vend, Helmut Hoffman deklaroi se me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipërisë do t’i jepet një vlerësim pozitiv në negociatat për integrimin në Bashkimin Europian.
Deklarata u bë gjatë çeljes së forumit Shqipëri-Serbi në qytetin e Durrësit.
“Autoritetet më garantuan se reforma do miratohet. Mirëpresim procesin e normalizimit të Kosovës”, u shpreh ambasadori Hoffmann.
I pranishëm në eveniment ishte edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili vuri theksin tek marëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë, duke thënë se pavarësisht se vendi ynë i ka hequr vizat me Serbinë, këta të fundit ende nuk e kanë bërë diçka të tillë.
“Shqipëria i hoqi vizat me Serbinë, ndërsa Serbia ende jo”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

