Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë. Gjosha: Alarm kombëtar, precedent që duhet ndalur

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka komentuar vendimin e Parlamentit holandez për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë.

Sipas ish-deputetes së LSI, ky është një lajm shumë i keq për shqiptarët, që për vite me rradhë kanë qenë të izoluar.
“Për mua është dyfish i keq. E kam përjetuar pak më rëndë si lajm. Edhe duke kuptuar pjesën teknike. Populli shqiptar ka kaluar një sakrificë shumë të madhe. 45 vite nlë një izolim total dhe më pas disa vite demokraci duke u përpjekur në rradhë të gjata në ambasada, është realisht e rëndë. Pas kaq vitesh të diskutosh rikthimin e vizave është alarm kombëtar dhe një precedent që duhet ndaluar”, shprehet Gjosha në një intervistë për Syri.net.

Sipas Gjoshës, gjasat janë që Holanda të votojë pro këtij vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mua Holanda pritet të votojë pro. Dhe më pas ky proces mund të shkojë edhe në Bruksel. Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave dhe kjo është një gjë e rëndë. Problemi thelbësor është që ky mund të kthehet në një debat për të gjithë parlamentet e vendeve anëtare”, deklaroi Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rritja e kriminalitetit në vend, ku shumicën e trafiqeve e drejtojnë shqiptarët dhe numri i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët detyruan parlamentin e Holandës të ndërmarrë këtë veprim.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/2824283680915954/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?