Holanda kërkon vendosjen e vizave, Caka: Përrallave të Edit, Taulantit dhe Elisës, u erdhi fundi

Vendimi i Parlamentit të Hollandës për t’i kërkuar Komisionit Europian vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë vijonj të shkaktojë reagime të forta në radhët e politikës.

Një i tillë vjen nga ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e cila shprehet se kriminaliteti, trafiku i narkotikëve dhe azilantët, të eksportuara nga Shqipëria drejt Hollandës, sot rikthyen vizat mes Shqipërisë dhe Hollandës.

Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, Caka shprehet se  kjo është fatkeqësi për shqiptarët, ku një vendim i tillë vjen vetëm 10 vite pas heqjes së regjimit të vizave me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i ish-deputetes Silva Caka

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga Edi Rama, Qeveria dhe qeverisja e tij!

Kriminaliteti, trafiku i narkotikëve dhe azilantët, të eksportuara nga Shqipëria drejt Hollandës, sot rikthyen vizat mes Shqipërisë dhe Hollandës.

10 vite pas heqjes së regjimit të vizave me Shqipërinë, Parlamenti i Hollandës votoi pro rikthimit të tyre. Çfarë fatkeqësie për shqiptarët!

Sot, pas 10 viteve, do duhej të flisnim për çeljen e padiskutueshme të negociatave me Bashkimin Europian, por për fat të keq kemi bërë 108 hapa pas (108 vota pro heqjes së vizave) dhe diskutohet ende regjimi i vizave për Shqipërinë!

Përrallave të Edit, Taulantit dhe Elisës me çelje të negociatave që vitin e kaluar, u erdhi fundi; Hollanda është vend i Bashkimit Europian dhe nuk ka asnjë shqiptar sot, që të mos e kuptojë që rikthimi i regjimit të vizave me vendim të Parlamentit, nuk do të thotë votë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga Edi, Taulanti, Damiani, Elisa, Sajmiri, Arbeni e të tjerë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?