Holanda ngre tensionet në Shqipëri

Rezoluta e parlamentit holandez për rikthimin e vizave në shqipëri ka vënë sërish përballë mazhorancën dhe opozitën. Për socialistët vendimi nuk ka asnjë efekt dhe vjen si pasojë e përplasjeve të brendshme. Ndërsa për PD dhe LSI kjo situatë tregon dështimin e qeverisë së drejtuar prej Ramës.

Deputetët e mazhorancës shprehen të bindur se rezoluta që parlamentit holandez  i propozoi qeverisë së këtij shteti për rikthimin e vizave me Shqipërinë nuk do të ndikojë në vendimmarrjen për negociatat e integrimit.

Sipas tyre, propozimi ka ardhur si pasojë e situatës në politikën e brendshme, ku kanë fituar terren radikalët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Janë çështje të brendshme politike të Evropës, kjo po ndodh edhe në vende të tjera, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Sot shqiptarët në Holandë mund të jenë 0.2% e rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

VodaËshtë një çështje e brendshme e tyre, fatkeqësisht për Shqipërinë. Besoj se është një çështje që nuk do ndikojë.

Kodheli: Problemi i e tyre është i brendshëm, është për konsum politik. Kjo nuk do ta afektojë procesin e hapjes së negociatave. 

Por ish deputetët e opozitës kanë një tjetër qëndrim. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se kjo është vula që ka vënë qeveria Rama.

Kryemadhi: Parlamenti Hollandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Ashtu siç e ka theksuar dhe raporti i DASH, Shqipëria është baza operacionale e organizatave të krimit të organizuar.

Ish deputeti I PD, Ervin Salianji solli në vëmendje raportin e DASH dhe Europol, teksa theksoi se përgjegjës për kthimin e vizave është Edi Rama.

Salianji: Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin Shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE.

Megjithatë votimi i rezolutës në Holandë do të duhet më parë të kalojë në qeverinë e këtij shteti dhe më pas duhet të miratohet në komisionin evropian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?