Holanda nis operacionin “fshesa” për azilkërkuesit shqiptarë

Më shumë se 500 shqiptarë janë dëbuar nga Holanda, ndërsa të gjithë kishin shkuar për të kërkuar azil ekonomik.

Vetëm ditën e djeshme autoritetet kanë kthyer në Tiranë 30 azilkërkues shqiptarë.

Sipas të dhënave të autoriteteve holandeze, të cituara nga AP, janë 1650 shtetas, që kanë kërkuar azil në këtë vend për nëntë muajt e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është shpallur një vend i sigurt origjine kështu që asnjë prej tyre nuk do të përfitojë azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar, rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në kërkim të standardeve më të mira për jetë dhe punë, shumica prej tyre në Gjermani, e cila, po ashtu i ka dëbuar./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?