Holanda votoi “Pro” heqjes së vizave, grekët në delir: Shqipëria paguan për mëkatet e saj!
Lajmi për vendosjen e vizave nga ana e Holandës ka bërë bujë në të gjitha mediat shqiptare. Por “indiferente nuk kanë qëndruar as mediat greke, të cilat i kanë bërë jehonë vendimit të Holandës.
Dy ditë më parë parlamenti holandez votoi “pro” kërkesës së 5 grupeve parlamentare që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Kaq ka mjaftuar që shumë nga mediat greke ta quanin rikthimin e regjimit të vizave me Holandën si pagesë e fajeve nga ana e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Shqipëria paguan për mëkatet e saj. Kush vend u inatos me ta dhe i ndëshkoi?”- thuhej në shtypin e përditshëm.
Disa javë më parë kryeministri Edi Rama takoi në Kroaci homologun e tij grek, Aleksis Tsipras. Ky i fundit ‘kërcënoi’ Ramën se nuk do ta mbështeste Shqipërinë në rrugën për çeljen e negociatave nëse nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek.

KOHA JONË SONDAZH

