Holandë: Ndalohet përdorimi i celularëve në shkolla

Gjatë orës së mësimit telefonat celularë në Holandë janë tashmë tabu. Ndalesa në fillim të vitit 2024 hyri në fuqi në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë, por tani celularët ndalohen edhe në shkollat fillore.

Në të gjitha shkollat në Holandë nga e hëna (2.09.2024) ndalohet përdorimi i i celularëve gjatë orës së mësimit. Ministria e Kulturës në Hagë vendimin e argumenton, se telefonat mobile u shkëpusin vëmendjen nxënëseve dhe nxënësve, ulin aftësinë e tyre të përqendrimit dhe kanë efekt negativ ndaj rezultateve në mësime.

Telefonat celularë do të lejohen të përdoren në klasë vetëm për qëllime mësimore, si p.sh. për aftësimin e kompetencës mediatike, ose kur nxënësit e kanë të nevojshme përdorimin e celularit për arsye shëndetësore ose për shkak të aftësive të kufizuara. Për zbatimin në praktikë të ndalesës janë përgjegjëse shkollat.

Shkëputja nga celulari përmirëson raportet sociale

Edhe ndalimi i përdorimit të celularit gjatë pushimit mes orëve të mësimit ka efekt pozitiv.

Në shkollat, ku celularët ndalohet të përdoren edhe gjatë kohës së pushimit, është përmirësuar atmosfera, njoftoi radioja holandeze NOS. “Koha e pushimit në këto shkolla ka nxitur frymën shoqërore, sepse nxënësit bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin”, thotë studiuesi Loes Pouwels nga Universiteti Radboud në Nijmegen.

Edhe vende të tjera europiane ndalojnë celularin në klasë

Lidhur me ndalimin e celularëve në shkolla në Holandë është diskutuar ashpër. Disa ministra kulture fillimisht nuk e merrnin në konsideratë ndalimin e celularit në nivel kombëtar dhe po ashtu drejtoritë e shkollave kërkonin që të vendoseshin rregulla lokale, njofton radioja NOS. Fillimisht shumë prindër u angazhuan, që fëmijët e tyre të mos përdornin celularë në shkollat fillore, pikërisht sepse rrjetet sociale krijojnë varësite fëmijët.

Si Holanda edhe Greqia e Italia i kanë ndaluar celularët në klasë, ndersa në Gjermani prej kohësh po diskutohet për një hap të tillë. Organizata OECD bazuar në një studim së fundi këshilloi, që celularët të përdoren me përgjegjshmëri në orët e mësimit./DW/

SHKARKO APP