“Holandezët e kanë me shqiptarët”, Fevziu kundër zv/ministres: Ishin ata që na hoqën të parët vizat në 2010

“Unë nuk e kuptoj pse ata përmendin vetëm Shqipërinë dhe Kosovën. Pse e kanë vetëm me shqiptarët?” Kështu u shpreh zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në studion e ‘Opinion’ për vendimin e Parlamentit të Holandës për të kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Por kjo deklaratë e Vodës u kundërshtua menjëherë nga moderatori Blendi Fevziu, i cili i kujtoi se Holanda ka qenë shteti që ka udhëhequr brenda Bashkimit Evropian, në 2009-2010, kërkesën për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

“Holanda ka qenë vendi i parë që ka hequr vizat me Shqipërinë në 2010-ën. Nuk mund të thoni sot se ata e kanë me shqiptarët. Pse nuke kishin përpara 9 vitesh, por e kanë tani?!”,- u shpreh Fevziu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anti-shqiptarizimi” në Holandë, i pretenduar nga zv/ministrja Voda, por edhe nga kryeministri Edi Rama, u kundërshtua edhe nga gazetarët e tjerë në studion e ‘Opinion’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?