Holandezët të pakënaqur nga Shqipëria, kërkojnë të mos hapen negociatat

Deputetët e Holandës mbeten të pakënaqur nga Shqipëria për luftimin e krimit dhe ky është justifikimi për të na shuar shpresat e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Megjithëse në Holandë mund të përdorësh lirshëm hashash pasi lejohet me ligj deputetët holandezë nuk duan që Shqipëria as të hapë negociatat e jo më të flitet për anëtarësim në BE.

Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu raporton portali holandez FD.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thuajse të gjitha partitë besojnë se Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë shumë larg,” thuhet në shkrim.

Kjo doli gjatë një debati parlamentar me kryeministrin Mark Rutte përpara Samitit të Sofjes.

Përveç Holandës, Francës dhe Gjermanisë, vende skeptike janë edhe Belgjika e Luksemburgu.

Deputetët holandezë thanë se Maqedonia e Shqipëria kanë probleme shumë të mëdha, veçanërisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Deputetët shtuan se BE duhet të mësojë nga gabimet e të shkuarës, për të mos bërë të njëjtën gjë si me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Vetëm një parti e vogël, D66, ishte pro hapjes së negociatave, por edhe ajo ishte kundër një anëtarësimi të shpejtë.

Megjithatë sipas tyre, çelja e negociatave do të bëjë të mundur që qeveritë e rajonit të respektojnë më shumë parimet demokratike.

Kurse PVV e ekstremit të djathtë tha se nuk bëhet fjalë fare për zgjerim me “Shqipërinë islamike”.

Kryeministri Rutte nga ana e tij tha se ai kërkon që vendet kandidate të plotësojnë strikt kushtet përpara se të ndërmerret ndonjë hap tjetër. Rutte i premtoi parlamentit që të ndalojë pranimin e përshpejtuar në axhendën e Samitit të Sofjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?