Homazhe në kujtim të Xhuanës, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar, një ditë pas ngjarjes do të niste punë

Qytetarë dhe përfaqësues institucionesh u bënë bashkë mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës pas dhunës që dyshohet se kishte ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti. Të pranishmit kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë fotos së të resë nga Shëngjini, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e saj.

E afërmja e 25-vjeçares ka zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes, teksa mori pjesë në homazhet e zhvilluara në kujtim të së resë në Lezhë. Ajo zbuloi se Xhuana pasi ishte ankuar te familja e saj gjatë kohës që kishte qenë e martuar me Eraldo Fizin, këta të fundit kishin shkuar të familja e djalit dhe e kishin marrë vajzën, duke mos e lejuar që të jetonte më në familjen e bashkëshortit.

“Na ka rënë si bombë. Nuk ka shprehur shqetësime. Menduam se ajo mos kishte kaluar në depresion meqë kishte 3 muaj që ishte ndarë prej tij, menduam shumë gjëra. Por nuk ishte asnjë nga ato. Kjo na vjen keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga i ka ardhur rrethana, si i ka ardhur. Ajo ka jetuar me shoqe atje. Kur ka shprehur shqetësime te familja e vet ajo, familja ka shkuar në familjen e tyre dhe e kanë marrë vajzën. I kanë thënë ‘për këto arsye do ta marrim vajzën’ dhe ata nuk kanë kundërshtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj më mbrapa shkoi në Tiranë për të jetuar aty. Një ditë më pas do të fillonte punë. Po e shikonte me një këndvështrim tjetër jetën. Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat, që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar ajo kohë, tani janë të lira”, tha e afërmja e Xhuanës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?