Homazhe në Shkodër – Përgjithmonë në zemrat tona! Kolegët gjyqtarë kujtojnë Fildes Hafizi
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 01:22
Pak ditë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, kolegët gjyqtarë të Shkodrës zhvilluan sot homazhe në nderim të kujtimit të saj.
Homazhet u mbajtën sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku dhe Hafizi ushtronte detyrën e gjykatëses.
Të pranishëm në homazhe ishin kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, kolegë të Hafizit si dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.





