Homazhet për efektivin e RENEA, Tahiri: Krimi na ka vrarë të gjithëve nga pak (FOTO)

 

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore.

Ceremonia në nder të tij ka nisur me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Te paret qe jane perulur para trupit te te ndjerit kane qene kolege te tij te RENEA-s, efektive te policise se shtetit, por edhe ish-kologe te tij ushtarake. Ndërsa nuk munguan edhe figura të politikës, mes tyre edhe Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministri i Brendhshën Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Mireqenies Siciale dhe Rinise Blendi Klosi etj.

Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve,pas shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.

Me heret Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi  Inspektorin Ibrahim Basha (pas vdekjes) me Dekoratën e Artë të Shqiponjës me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Ne ceremonine e zhvilluar na Pallatin e Brigdadave, ministri Tahiri tha se sot "krimi na ka vrare te gjitheve nga pak"

SHKARKO APP