Hong Kong, humb çanta nje milionë dollare

 

Një çantë me 1 milionë dollarë brenda ka humbur gjatë lëvizjes në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut. Ajo ishte një nga 13 çantat që në total kishin 10 milionë dollarë dhe që po transportoheshin nga Zelanda e Re drejt Bankës Kineze të Hong Kongut.

Sipas informacioneve zyrtare të aeroportit të Hong Kongut, tre çanta me para ranë nga rimorkio e imbarkimit dhe kur punonjesit shkuan ti marrin, gjetën vetëm 2.

Kjo sepse ata kuptuan vetëm 10 minuta më pas që çantat kishin rënë. Policia ka nisur hetimet, teksa janë sekuesturar edhe kamerat e sigurisë për të analizuar imazhet.

Megjithatë mediat kineze thonë se ngjarja po trajtohet si vjedhje.

Logjistika Ndërkombëtare, që po transportonte shumën në Bankën e Kinës, tha se paratë ishin të gjitha gjatë procedurave imbarkuse, sa i përket pjesës tjetër stafi i tyre nuk ka akses.

Megjithatë paratë ishin të siguruara, që do të thotë se humbja do të paguet nga kompania e sigurimit.

SHKARKO APP