Hoqi kufizimet me Shqipërinë, Gjermania nxjerr udhëzimet: Çfarë duhet të dini

Pas vendimit për heqjen e kufizimeve me Shqipërinë, ambasada në Tiranë ka nxjerrë udhëzimin që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët që janë të interesuar për të shkuar në Gjermani.

Në njoftim theksohet se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani. Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET.
Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin. Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/236522

Duke filluar nga e diela shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bëri të ditur ministria gjermane e punëve të brendshme në faqen e internetit.

SHKARKO APP