Horror në aksin Fier-Vlorë, X6-ta ndan në copa trupin e bariut
Pamje shokuese në autostradën Fier-Vlorë, ndoshta nga më të rëndat që keni parë ndonjëherë. Një automjet tip “BMW X6” ka përplasur një bari, trupin e të cilit e ka ndarë në copa-copa.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, kalimtarët kanë nisur pamjet horror nga autostrada, ku në mes të rrugës ndodhet koka e prerë, ndërsa në një pjesë tjetër të rrugës krahu i tij dhe më tej, këmba dhe pjesët e brendshme të trupit të tij.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa edhe drejtuesi i mjetit ka ngelur i plagosur.
Redaksia jonë disponon video dhe foto të tjera, por nuk mund t’i bëjmë publike për shkak se pamjet janë tepër të rënda për t’u ndarë me të tjerët.
Koka dhe pjeset e trupit janë shpërndarë në autostradë. Le të shërbejë ky rast si ndërgjegjësim që aksidente të tilla të mos i shikojmë kurrë në rrugët e Shqipërisë dhe jo vetëm./JOQ/
KOHA JONË SONDAZH

