Horror në Tiranë, burri mbyt gruan me rrip pantallonash
Një Krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shëngjergj në Tiranë. Shkëlqim Disha, 37 vjeç ka mbytur gruan e tij, Rezmie Disha 31 vjeç.
Pas kryerjes së krimit, ai ka telefonuar policinë për ndihmë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e Shkëlqim Dishës, i cili ka pranuar para efektivëve se ka kryer krimin e rëndë dhe ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar .
Sipas Policisë, Shkëlqim Disha e mbyti gruan me rripin e pantallonave pas një konflikteve për motive xhelozie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po kryhen hetimt për zbardhjen e të gjitha shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.
Mësohet se çifti Disha kanë dy fëmijë të mitur, të cilët tashmë kanë mbetur pa nënën e tyre
KOHA JONË SONDAZH

