Horrori në Kombinat/ Vëllai i 56-vjeçares: Motra më thoshte se…

Vetëflijimi i 56-vjeçares bashkë me vajzat e saja, ka tronditur shqiptarët. Vëllai i Zhaneta Josifit, Selam Fejzo ka deklaruar për mediet se kohët e fundit nuk kishte kontaktuar me të motrën. Ai ka treguar se disa herë që vizitoi të motrën në shtëpinë e saj në Kombinat, kjo e fundit i thoshte se Anisa po lexon. “Sa herë kemi shkuar në shtëpi, Anisa nuk dilte. Na thoshte Anisa është në shtëpi, po lexon. Po kalonte kohë që nuk po kontaktoja me motrën. Nuk na shkonte kurrë në mendje për këtë që ndodhi”.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30-vjeç, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeç. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

SHKARKO APP