Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Fokus te shëndetësia dhe integrimi në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri, Dr. Fabio Scano.

Takimi u përqendrua te forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe OBSH-së, me fokus avancimin e politikave kombëtare në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi rëndësinë e partneritetit me OBSH-në, duke theksuar se ky bashkëpunim lidhet ngushtë me prioritetet e agjendës kombëtare të zhvillimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri nënvizoi gjithashtu rolin e bashkëpunimit me organizatën ndërkombëtare në procesin e reformave që lidhen me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne presim me padurim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, duke përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, inovacionit dhe transformimit digjital të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në dobi të qytetarëve dhe komuniteteve tona”, deklaroi Hoxha.

Në fokus të bashkëpunimit pritet të jenë edhe inovacioni, digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe bashkëpunimi rajonal, me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?