Hoxha: PS merr 100 mandate, PD 27 dhe të tjerët 13
Prej disa ditësh partitë politike kanë bërë me dije drejtuesit politikë në 12 qarqe për zgjedhjet parlamentare në 2025. Gazetari dhe analisti Poli Hoxha, thotë se Partia Socialiste do të marrë 100 mandate dhe Partia Demorkatike diku tek 27 deputetë.
”Nga 140 deputetë, 27 i merr PD, 13 të tjerët, 100 Edi Rama. Ky është realitet dhe Rama e thotë se ia ka arritur kësaj dite. Mundet të vendos numra deputetësh në letër. Në 2021, kemi diferencë 40 mijë vota, 80 mijë të pavlefshme.
Po shkojmë në 2025, në Tiranë ku gjithë diferenca vetëm Erion Veliaj me të parin e listës është 60 mijë diferenca nga 2023.
Edi Rama është aq i zgjuar saqë shkon për hallin e Berishës bën atë ligj zgjedhor dhe fut veten e vet, merr të gjithë mamuthët dhe i vendos tek listat e hapura, që këta si të fuqishëm të çajnë dhe të marrin sa më shumë vota. E bën për të treguar se bën çarë të dojë. Merr njerëz anonimë”.