Hoxha: Rama gënjen për listat e hapura, do të heqë koalicionet se i jepin vota frontit opozitar

Në një intervistë për Ora News, analisti Artan Hoxha tha Rama përdori pretekstin e listave të hapura sikur ia kërkoi opozita qytetare, por në fakt janë 100% të mbyllura.

Hoxha: Koalicioni i sotëm opozitar është një front i gjerë kundrejt mazhorancës. Për këtë Rama përdori pretekstin e listave të hapura me demek që ia kërkoi opozita qytetare, vetëm se pamë ato listat e hapura që në fakt janë 100% të mbyllura. Populli po gënjehet. Vetë kryeministri ka thënë se hapja e listave ka mbështetje në popull dhe i bën mirë demokracisë, prandaj po e bën. Tani i thotë popullit që po i hap listat 100%, që është një gënjeshtër, pasi listat janë po aq të mbyllura sa ishin. Nuk është çështja a do të punojmë më kandidatëve.

Për hoxhën, ka shumë vende që janë më shumë demokratike dhe kanë lista të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha: A i është vënë njerëzve në dorë që të ndikojnë te përzgjedhja e kandidatëve të partive? Përgjigja është jo, sepse u është dhënë si një iluzion, si teori, që është e pamundur në praktikë. Këtu gënjeshtra është 100%. Ka plot vende që janë shumë më demokratike dhe kanë lista të mbyllura. Vendi nuk demokratizohet nga hapja e listave. Kjo është një mënyrë që të bëhet demokracia më e drejtpërdrejt. Por këtu gënjehet dhe ky është problemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se qëllimi i Rilindjes është heqja e koalicioneve duke prishur formulën që i jep vota frontit opozitar, sipas tij.

Hoxha: Natyrisht që debati është heqja e koalicioneve, ky është qëllimi kryesor i Rilindjes, që të prishë një formulë që i jep vota frontit opozitar. Si kundërargument nga mazhoranca u tha se kërkohet publikimi i kandidatëve dhe bëhet fleta e votimit shumë e madhe. Por fleta çarçaf bëhet kur hapet lista, jo kur ekzistojnë koalicionet. Doli edhe një formë tjetër ku shkruhen numra dhe fleta bëhet e menaxhueshme. Tjetër argument u përdor që vota për partinë A shkon te partia B, por këto parti janë brenda në një koalicion dhe e mbështetin këtë subjekt. Me pragun elektoral, i bie që ka raste kur vota shkon te partia kundërshtare, çka është më absurde se kur vota shkon te partia aleate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?