Huliganët serbë provokojnë para “Elbasan Arena” (Foto)

 

Grupi i tifozëve të Partizan Beogradit, “Grobari-Varrmihësit”, kanë publikuar një foto para stadiumit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.

Tre tifozë serbë shihen me stemën e tifozerisë së tyre e cila përmban elemente provokuese, ndërsa janë fotografuar duke ngritur tre gishta, transmeton indeksonline.

Fytyrat e tyre janë mbuluar nga mediat serbe, ndërsa këta tifozë kanë garantuar se do të jenë sot në stadium për të përkrahur kombëtaren serbe. Nuk dihet nëse fotoja ëshët bërë gjatë sot, apo është një foto e disa kohëve më parë. Javanews

SHKARKO APP