Hulumtuesi Gjergji Vurmo: Ka vende në BE që janë nën kthetrat e Rusisë

Gjergji Vurmo, hulumtues nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim tha se ka vende në BE që vendimet i marrin nën trysni të madhe nga Rusia.

“Për momentin Serbia nuk ka as pse të ndryshojë drejt politikave të saj mbi Rusinë dhe BE-në. Nuk besoj se do të ketë ndryshime në këtë drejtim.

Serbia nuk ka arsye për të ndryshuar kur sheh edhe vende anëtare të BE-së që janë edhe nën kthetrën e Rusisë.

Pse duhet të ndryshojë Serbia? Ne kemi vende anëtare të BE, të cilat, vendime të caktuara të tyre merren në një trysni dhe presion të fortë të interesave ruse”.

SHKARKO APP