Humb betejën me Covid-19, ndërron jetë specialistja e shëndetit publik

Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi. Lajmi është njoftuar nga vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i plotë:

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

SHKARKO APP