Humb jetën në spital 42-vjeçari që u dh*nua ba**arisht, nisi me mesazhet me ”vajzën” në rrjete sociale
Rigels Kaso i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë në Tiranë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
42-vjeçari nga Bilishti u gjet i dhunuar në derën e një pallati në Kombinat, mëngjesin e 15 Korrikut.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bajram Gjeleshi dhe ndodhet aktualisht në kërkim.
34-vjeçari dyshohet se e dhunoi Kason për shkak se kishte kuptuar që kishte folur me bashkëjetuesen e tij në rrjetet sociale. Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizorësh dhe kamerash sigurie.