Humb jetën nëna 28-vjeçare pas lindjes/Policia jep detaje: Foshnja ka shpëtuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 28-vjeçare ka humbur jetën në maternitet. Mësohet se e reja ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për të sjell në jetë foshnjën e saj. Nga të dhënat e para, mjekët kanë thënë se e reja ka pësuar infarkt. Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje. Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

