Humb jetën tek Infektivi një 59-vjeçar, shkon në 35 numri i viktimave

Një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai ishte shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive.

”Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”.

Situata me Covid-19 në Shqipëri vijon të përkeqësohet, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 44 raste të reja. Rastet janë 22 në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë dhe Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?