Humb kontrollin e Benzit, kuksiani i hyn mes për mes tregut
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 14:58
Informacion paraprak
Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit në Kukës. Një automjet tip “Benz” është futur në tregun e qytetit.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe. Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të manovrojë , duke u futur në mes të tregut.
Ai është plagosur lehtë dhe nuk ka rrezik për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

